Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Tepelena: Ambicia ime është që në Tepelenë të vijnë 150 mijë turistë


Duke e krahasuar qytetin me vitet e shkuara, Rama tha se Tepelena është më e zhvilluar se kurrë më parë, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë arsye që qytetarët të votonin për kandidatin që përfaqëson Berishën dhe Metën të cilët i etiketoi si ‘Salike Non-grata’.

Ku e gjejnë ata paftyryrësinë që të vënë kandidat këtu. Nuk duhet të kishin vënë fare. Për çfarë i vënë? Që të vijnë të sjellin prapë plehrat? Ju kujtohet si ishte Tepelena ku liheshin plehrat rrugëve? Sot nuk shikon një copë letër në rrugë sepse janë bashkuar bashkë edhe kujdesi i bashkisë edhe komunitetit.

Çifti i Salikes. Një emër ka ai çift, Salike non-grata. Nuk ka shans më për t’ju dhënë më gjë shqiptarët. Ata duhet t’u japin llogari shqiptarëve para drejtësisë për borxchet që u kanë shqiptarëve. Që nga borxchet e gjakut derii tek ato të hidrocentraleve. Mos kini dyshim, drejtësia vonon por ka gjithmonë e më pak shanse të harrojë”-tha Rama.

Sa i takon zhvillimit të zonës, Rama u shpreh se gjatë drejtimit të socialistëve në këtë bashki janë ndërtuar mbi 90% e rrugëve ndërsa solli në vëmendje edhe numrin në rritje të turistëve, për të cilët tha se nga 15 mijë që ishin vitin e kaluar ambicia është që shifrat të arrijnë deri në 150 mijë turistë teksa theksoi se kalaja e qytetit do jetë motori kryesor për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të zonës.

Janë mbi 15 mijë turistë që kanë ardhur në Tepelenë vitin e shkuar. Ambicia ime është që Tepelena të bëhet vendi ku të vijnë 150 mijë turistë dhe të rrijnë këtu, të ndalojë këtu, të hanë të flenë dhe mos kujtoni se kjo është e pamundur. Ishte më e vështirë kjo që kemi bërë deri më tani sesa ajo që do bëjmë më tutje. Janë 90% e rrugëve të Tepelenës të shtruara, ishin lënë në baltë dhe pluhur. Tepelena vuante për hujë deri para disa vitesh. Sot gjithë zona ka ujë të pijshëm 24 orë. Është fushata e parë që unë mbaj mend që nuk flasim më për ujin e pijshëm si një gjë që do e bëjmë në të ardhmen. Kalaja nuk do jetë më kantier por motor tjetër ekonomik për Tepelenën. Aty do ketë shërbimi, hoteleri të vogël, aty do gëlojë nga turistët”-tha Rama.