Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara: ‘Bashkë për çdo familje të qytetit, për familjen tonë të madhe, Durrësin’


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Durrësit Igli Cara është takuar me qytetarët në zona të ndryshme ku edhe është njohur me problematikat që hasin çdo ditë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Cara shprehet se Durrësi është i mundësive dhe hapësirave për këdo dhe shtrëngimi i durave me ta është një premtim.

 

STATUSI:

Të jetosh ndershëm është zgjedhja e shumicës së familjeve në Durrës

Të lënduar nga mungesa e fëmijëve, e nipërve dhe mbesave, të cilët janë larguar jashtë vendit, sepse nuk mund ta përballojnë jetesën dhe mungesën e shpresës.

14 Maji bën ndryshimin!

Durrësi i mundësive dhe i hapësirave për këdo!

Bashkë për çdo familje të qytetit, për familjen tonë të madhe, Durrësin!

Një shtrëngim duarsh, si një premtim!

Premtim i njerëzve të lirë!

Qyteti je ti!