Vendosni fjalën kyçe....

Lirim Fezollari jep sqarime në SPAK për dosjen “Buka”, pas biznesmenit, radha e Ahmetaj për të dëshmuar, 6 persona nën hetim për skemën e privatizimit


Nga Elton Qyno

Lirim Fezollari, biznesmeni i “Tabaço Holdin Group” njëherësh dhe përfituesi i ankandit për privatizimin e aksioneve shtetërore të “Buka Sh.a”, është paraqitur në SPAK, duke dhënë shpjegime për procedurën e përfitimit të ish-Fabrikës së Bukës në Tiranë.

Një pronë kjo me mijëra metra katror, mjaft e lakmuar në Tiranë, e cila i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, familjes Myderzi.

Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014 nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë “Buka Sh.a” është bërë biznesmeni Lirim Fezollari.

Kjo procedurë ankandi, ka shkelur një seri vendime gjyqësore duke përjashtuar pronarët e ligjshëm të tokës, ku ndodhet ish-fabrika e Bukës.

Për shkak të kësaj situate, shumë shpejt në SPAK, do të thirret për të dëshmuar dhe ish-ministri Arben Ahmetaj.

Ndërsa për këtë çështje në SPAK ka dëshmuar dhe Shkëlqim Cani, si ish-ministri që refuzoi të firmosë përpara se vendin t’ia zinte Arben Ahmetaj. “Ora Neës“ ka mësuar se hyrja e Lirim Fezollarit si aksioner në “Buka Sh.a” daton prej 5 shtatorit 2014.

Ndërsa një manovër ankandi e hapur nga ish-ministri Ahmetaj, e ka bërë atë pronarin kryesor të kësaj shoqërie, duke përfituar një pronë që ndodhet në rrugën e “Kavajës”.

Kjo pasuri pretendohet nga anëtarët e familjes Myderzi, të cilët kanë mundur të përfitojnë të drejtën e pronës së tyre, edhe përmes vendimeve të gjykatave Shqiptare.

Por megjithëse familje Myderzi, është trashëgimtare e pronës, Ahmetaj ka firmosur gjatë periudhës kur drejtonte ministrinë e Financave.

Në pyetje për Ahmetajn, Prokuroria merr dëshmitë për ndërtimin e vilave dhe miratimin e incineratorit

“Ora News” mëson se Fezollari është paraqitur javën e kaluar në SPAK, duke dhënë shpjegime lidhur me procedurat që ka ndjekur për privatizimin e kësaj pasurie.

Ndaj Fezullarit, anëtarëve të Komisionit të Ankandit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, SPAK ka nisur një hetim penal për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjashtë persona, përfshirë dhe Ahmetaj tashmë janë vënë nën hetim, duke u verifikuar për sa i përket pozicionit ligjore në këtë privatizim të përfituar nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Gjatë dëshmisë së tij dhënë në prokurori, Fezollari ka pretenduar se nuk ka asnjë njohje personale me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Fezollari ka shtuar se ai është përfshirë në këtë privatizim të aksioneve shtetërore, pasi dispononte dhe më parë aksione të kompanisë, duke kryer blerjes e disa aksioneve tek persona të tjerë, pronarë të kësaj kompanie.

Por hetimi i SPAK, ka përparuar duke u futur deri tek regjistrat e hyrje-daljeve në ministrinë e Ekonomisë, që asaj kohe drejtohej nga Ahmetaj.

Avokat Kastriot Frashëri dhe “Frashëri Law Firm” tashmë pjesë e “Global Law Experts”: Krenar për këtë vlerësim të lartë!

Faktet e grumbulluara nga SPAK, deri në këtë fazë të hetimit janë të plota, dhe së fundmi grupi i hetimit ka nisur dhe një letërporosi drejt një shteti të huaj, për të mësuar kontaktet dhe miqësinë e afërt mes Arben Ahmetaj dhe biznesmenit Lirim Fezollari.

Miqësia dhe afrimiteti mes këtyre dy njerëzve është provuar dhe me prova të tjera, që do i vihen në dispozicion gjykatës në një moment të mëvonshëm.

Hetimi deri në këtë fazë i kryer nga SPAK, ka treguar se Ministria e Ekonomisë, është tregua e paduruar për të mbyllur ankandin, ndërkohë që institucioni ishte i paditur në gjykatë dhe procesi gjyqësor e trashëgimtarët e familjes Myderzi, ishte në vijim.

Sipas dosjes hetimore në Gusht 2015, Ministria e Financave shpall biznesmenin Fezollari, fitues të ankandit për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Buka” sha.

Në tetor 2015, vetëm dy muaj pas shpalljes së rezultateve të ankandit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë u jep të drejtë ish-pronarëve, duke vendosur gjithashtu anulimin e pasojave të procedurës së ankandit që zhvilloi ministria.

Çështja shkon në Apel, me ankimues Ministrinë e Ekonomisë, si institucioni që kishte urdhëruar zhvillimin e ankandit.

Por teksa dosja priste vendimin në Apel, rezulton se biznesmeni Lirim Fezollari, si aksioneri kryesor i “Buka” sh.a, ka shitur asetet e shoqërisë, konkretisht trojet e saj, tek kompania “Tobbaco Holding Group”, e cila ishte gjithashtu në pronësi të tij.

Pikërisht mbi këto prona, Fezollari ka marrë leje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar një qendër tregtare, si edhe ka ndërtuar një kompleks lojërash në zonën e mbikalimit tek “Unaza e Re”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ora News