Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të forcojmë lirinë duke marrë pjesë në zgjedhje


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Çorovoda bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit.

Meta tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme jo thjesht për të vendosur të zgjedhurit dhe bashkitë në shërbim të qytetarëve por edhe për të mbrojtur atdheun nga shpopullimi.

“Sot jam i trishtuar sepse kisha vite pa qenë këtu në varrezat e Dëshmorëve të Skraparit që është një vend i shenjë për të këtë popull demokratik.

 Nuk është treguar asnjë lloj kujdesi. Jam i bindur që 5 Maji i ardhshëm do të jetë krejt tjetër. Ne do të kujdesemi gjithmonë për këto vende të shenjta. Ju ftoj të gjithë ta forcojmë lirinë me pjesëmarrjen tonë të lirë dhe të vendosur në zgjedhjet e 14 Majit sepse janë një moment kyç.

Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme jo thjesht për të vendosur të zgjedhurit dhe bashkitë në shërbimin e qytetarëve por janë shumë të rëndësishme për të mbrojtur atdheun nga shpopullimi dhe për të rivendosur lirinë. Liria është themel i dinjitetit njerëzor dhe kombëtar”, u shpreh Meta.