Vendosni fjalën kyçe....

Shfrytëzonin dy fëmijë për të vjedhur biçikleta, arrestohen dy persona në Fier, procedohen penalisht dy të tjerë


Dy persona janë arrestuar sot në Fier, pasi akuzohen se ishin kthyer në një shqetësim për banorët e zonës, duke vjedhur biçikleta.

Dy të arrestuarit janë Mariglen Zgjana 42 vjeç dhe 18-vjeçari Ronaldo Xhoraj. Sipas uniformave blu, këta të dy kishin shfrytëzuar dy të mitur, duke i shtyrë ata për të vjedhur biçikletat për t’i shitur më pas ato në një servis. Policia thotë se i gjetur biçikletat e vjedhura në këtë servis, të cilat tanimë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Të miturit ishin të moshës 13 dhe 11-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së biçikletave në qytetin e Fierit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si edhe procedohen penalisht 2 të tjerë, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale biçikletat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar për evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 42 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. Sh., 68 vjeç, dhe N. P., 89 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mitur Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer disa vjedhje të biçikletave në qytetin e Fierit, të shtyrë nga shtetasi R. Xh., dhe i kanë shitur tek shtetasi P. Sh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *