Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim në Mat dhe Klos: Kandidatët tanë përfaqësojnë dinjitetin dhe personalitetet e vërteta


Ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral elektrizues së bashku me dy kandidatët e bashkive pëkatëse Mat, z.Skënder Gjuci dhe Klos, z.Bedri Hoxha.

Berisha u shpreh në fjalën e tij se dy kandidatët përfaqësojnë dinjitetin dhe personalitetet e vërteta, në krahasim nga kandidatët e Rilindjes të cilët minimumi nuk pranojnë të ballafaqohen, prandaj ai ju kërkoi qytetarëve t’i votojnë këta kandidatë.

Gjithashtu, Berisha akuzoi skandalet e aferave korruptive dhe tenderat e Ramës që ai i kryen në bashkëpunim me baxhanakun, dhe me thjeshtrën e tij, gjë e cila është në kundërshti me ligjin.

 “Kam nder të veçantë që të jem para jush që t’ju bëj thirrje që më 14 maj të votoni dy qytetarë shembullorë, Skënder Gjucin në Klos, dhe Bedri Hoxhën në Mat. Të votoni dy personalitete të vërteta të Matit dhe Klosit. Dy qeveritarë vendorë të sprovuar të cilët ju kanë shërbyer ju me përkushtim, dhe të cilët sot të dy ku të doni ju janë të gatshëm të ballafaqohen me kundërshtarët e tyre.”  tha Berisha.

Berisha iu drejtua kryeministrit Rama duke i kërkuar takim para qytetarëve për t’iu treguar atyre në një debat të hapur se çfarë kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por sipas Berishës, ky i fundit nuk do pranojë të dalë pasi është i mbuluar nga turpi i vjedhjeve që ka bërë.

I them Edi Ramës që kalon nga takimi në takim me një fjalor të padenjë për një njeri. Një fjalor tipik për halabakët. I them, hajde këtu në Mat. Ja ku janë këta qytetarë. Dil këtu me Sali Berishën, dhe t’u faktojmë pak këtyre qytetarëve se nuk po hyj në ato çfarë kemi realizuar, anëtarësimi në NATO, etj., jo t’u fakotjmë këtyre qytetarëve se kush e ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar vet, dhe kush ka menduar për qytetarët. Kaq!

Cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasurimin e tij. Nuk vjen dot, nuk ia mban. Po pse nuk vjen dot? Nuk del. Po pse nuk del. Edhe unë mak familjarë, edhe ai ka familjarë. Dallimi është si nata me ditën, sepse unë mund t’i numëroj atij këtu para jush me dhjetëra e qindra miliona euro të fituara në mënyrë të padrejtë nga familjarët e tij, baxhanaku i tij, thjeshtra e tij në kundërshtim me ligjet, konfiktin e interesit ku ai meriton të shkojë atje ku do ta ketë vendin. Le të gjejë ai një të vetme për Sali Berishën. Edhe unë kam qeverisur 8 vite, le të gjejë një tender që kanë fituar fëmijet e tij, apo njerëzit e tij. Zero!” u shpreh Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që më 14 maj të votojnë për ndryshimin, dhe se mungesa e tyre në votime do e çojë Shqipërinë në rrugën drejt së keqes.

Ju garantoj se pas 14 majit, pas fitores së Bedri Hoxhës dhe Skënder Gjucit, Edi Rama do t’i ketë javët e numëruara. Fitimtarë do shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Ndaj edhe ky fllad demokracie, kjo erë fitoreje që po fryn në të katërta anët e vendit të na frymëzoje ne për fitoren e madhe më 14 maj, dhe fitoren pas saj përmbysjen e Edi Ramës.” tha Berisha.