Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës për gjykim të shkurtuar


Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më datë 18 maj ora 9. Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.

Kërkesa për gjykim u lexua nga prokurori Arben Kraja ndërsa i pranishëm ishte dhe prokurori Klodian Braho.

GJKKO rrëzoi dhe kërkesën për bashkimin e çështjes me atë të Fierit