Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 18 mijë e 500 stërlina të padeklaruara, ndalohet shtetasi rumun në Rinas


Një shtetas rumun është ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi i është kapur një shumë prej 18 mijë e 500 stërlinash të padeklaruara.

32-vjeçari me iniciale A.C. është kapur pas kontrollit në vijën e dytë ndërsa gjatë kontrollit atij i është gjetur shuma e lartpërmendur e padeklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.