Vendosni fjalën kyçe....

Studentët në Elbasan e Korçë lejohen të futen sot edhe pas pasaportë vaksinimi, do këshillohen ta bëjnë vaksinën


Studentët e Universiteteve të Korçës e Elbasanit do lejohen të futen në auditore dhe nëse nuk janë të vaksinuar por më pas do këshillohen që ta bëjnë këtë gjë sa më shpejt.

Pjesa dërrmuese e studentëve në këto universitete nuk janë vaksinuar. Studentët kanë deklaruar se duhet të kenë liri lidhur me vaksinën, nëse duan ta bëjnë ose jo.

Drejtuesit e ‘Aleksandër Xhuvanit’ e ‘Fan Nolit’ kanë pohuar se do i lejojnë studentët të hyjnë në auditor por më pas do këshillohen që të bëjnë vaksinën.

Në Vlorë dhjetëra studentë janë lënë jashtë universitetit pasi nuk kanë pasur as certifikatë vaksinimi e as test PCR.