Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për akuzat ndaj Metës: Janë gjueti shtrigash, letrat e Autoritetit të Dosjeve të firmosura në zyrën e Ramës


Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët nga Shkodra, kryetari i PD-së, Sali Berisha i quajti “gjueti shtrigash” akuzat ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit.

“Është gjah shtrigash. Një person anonim thotë “ky më ka paditur mua”. Kryetari i Autoritetit të Dosjeve ka vetëm një tagër: ti thotë atij “ligji që unë zbatoj nuk ka lidhje me këtë sepse ligjvënësi ë ka hequr të drejtën e verifikimit të figurave politike”. Pse kjo është gjithçka e turpshme? Cila ishte detyra e zonjës që kryeson Autoritetin? Ti thoshtë qytetarit: ligjvënësi e ka përjashtuar këtë problem nga unë, por ti kërko dosjen tënde dhe unë jam e detyruar ta jap dhe shko në gjykatë padit persekutorin tënd. Në qoftë se gjërat do zhvilloheshin në këtë mënyrë kjo ishte mënyra ligjore. Sapo lexova dokumentin e firmosur nga Komisioni, e pashë që ishte hartuar në zyrat e Edi Ramës nga ish oficerë sigurimi. Autoriteti i Dosjeve nuk mund të përzihej kurrë se po përdoret si oficer sigurimi. Ti nuk ke të drejtë për një çështje që nuk ta jep ligji. Në Kuvend mund të jenë 30-40 ish bashkëpunëtorë sigurimi, por kjo shumicë e anulloi ligjin.”- tha Berisha.

Më pas i pyetur nëse është në garë me Partinë e Lirisë për organizimin e protestave, Berisha i hodhi poshtë zërat duke thënë se i mbështet të gjitha protestat.

“Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe të gjithë frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky front ishte ai që organizoi 7 korrikun. Ky front do të organizojë lëvizjen e madhe të shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku. Është shumë normale që Partia e Lirisë vendos për protesta. Kudo që bëhen protesta ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Protestë kanë njoftuar qytetarët e Vlorës, nuk ka protestë më të ligjshme se ajo. Të sjellësh përbindësh me squfur aty, ky është një krim i rëndë i shëndetit dhe mjedisit në Vlorë. Qytetarët kanë mbështetjen e plotë të PD-së derisa ti përzënë nga ujërat e Vlorës.”– tha Berisha.