Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm pranë Kopshtit Botanik (FOTO)


Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e zotëm pranë digës së Liqenit Artificial. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku qytetarët kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

 Në fotot që kanë filluar të qarkullojnë shihet zona e mbuluar me tym. Sipas policisë, ka marrë flakë një automjet i cili ka qenë i parkuar në këtë zonë.

“Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto nga Juli Kristafi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *