Vendosni fjalën kyçe....

Mediu takim me ambasadoren e ODHIR: Vullneti politik është ndërprerë, ka dështuar reforma zgjedhore


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e OSBE-ODHIR zonjën Audrey Glover, i cili ka parashtruar disa çështje para saj në lidhje zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mediu shkruan nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale se i ka thënë Glover se, vullneti politik është ndërprerë dhe ka dështuar reforma zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 Maji, si edhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike nga Parta Socialiste, duke e quajtur një ushtrim presioni për të votuar mazhorancën.

Mediu më tej ka ngritur çështjen e aplikacionit “aktivisti”, si edhe përdorimin e fondeve të buxhetitpër fushatën elektorale.

 

Postimi:

Në përgjigje të kërkesës së zonjës Glover për tu njohur me situatën e zgjedhjeve në Shqipëri parashtrova sa më poshtë.

1..Për shkak të mungesës së vullnetit politik është ndërprerë dhe ka dështuar reforma zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit,,ndonëse nga shumë faktorë politik dhe civilë janë propozuar në kohë për diskutim dhe vendimarrje drafte me rëndësi..

2.Njësimi i Partisë Socialiste me shtetin dhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike për zgjedhje është flagrant duke ushtruar presion për të votuar mazhorancën, shoqëruar me tërheqjen e kartave të identitetit apo blerja e votës. .

3.Përdorimi i aplikacionit ” aktivisti” është po ashtu në shkelje të ligjit si vazhdim i praktikës së “patronazhistit” denoncuar tashmë nga OSBE/ODHIR në zgjedgjet e fundit.

4.Përdorimi abuziv i fondeve të buxhetit për fushatë elektorale për ngritje pagash apo pensionesh për qëllime elktorale.

5-Zhvendoaja e votuesve në qëndra të ndryshme përpara zgjedhjeve duke krijuar konfuzion tek votuesit.

6-Kontrolli mbi mediat dhe hapsirat publike për propogandimin e fushatës ku cdo hapsirë private publike është bllokuar nga pushteti.

7-Rritja gati dyfish i numrit të punonjësve në mënyrë abuzive në bashki dhe institucionet shtetërore për fushatë elektorale.

8- Pengimi me urdhër nga Ministritë përkatëse i pedagogëve dhe arsimtarëve për të kandiduar për këshillat bashkiak në shkelje të kushtetutës. #bashkëpërshqipërinë #bashkëfitojmë #partiarepublikane #partiademokratike