Vendosni fjalën kyçe....

Berlusconi infektohet me koronavirus pas pushimeve në Sardenjë


Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është konfirmuar me koronavirus. Lajmi është konfirmuar ditën e mërkurë, nga partia e tij politike ‘Forza Italia’.

“The Guardian” shkruan se Berlusconi, i cili mbush 83 vjeç këtë muaj, kishte bërë një test nga i cili u konfirmua se ishte prekur nga virusi. Ai do të karantinohet në shtëpinë e tij në Arcore, afër Milanos, nga ku do të vazhdojë të punojë.

Për fat të mirë, Berlusconi nuk ka shfaqur shqetësime për shkak të koronavirusit, pasi është asimptomatik. Të paktën siç ka treguar mjeku i tij, Alberto Zangrillo, kreu i anestezisë dhe kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele në Milano.

Berlusconi u testua për Covid-19 në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Sardenjë. Atje ai ishte takuar me disa persona të infektuar.

Ai ishte fotografuar në vilën e tij në Costa Smeralda së bashku me Flavio Briatore, ish-shefi i ekipit të Formula 1 dhe pronari i klubit të natës së ishullit, ku shkojnë bilionerët e njohur.
Briatore u shtrua në spital javën e kaluar pasi ishte infektuar me virusin dhe tani është i izoluar në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *