Vendosni fjalën kyçe....

Bejko me demokratët në Tiranë: Pjesa që ka qënë me ne, po fuqizon Metën për interesa personale


Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka vijuar takimet me demokratët e Vaqarrit, në degën 15.

Në një postim në Facebook, Bejko u shpreh se beteja është me të majtën dhe jo me pjesën tjetër të PD, ku sipas tij kjo pjesë, po fuqizon Ilir Metën për interesa personale.

Në lidhje me takimin, Bejko shprehet se dëgjoi problematikat e tyre që lidhen me infrastrukturën, e cila iu dëmton jetesën dhe bizneset.

“Vijojmë takimet me demokratët e Vaqarrit, dega 15 në Tiranë. Gjatë mbledhjes, ju thashë se: në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën. Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjesht të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia por edhe kryeministri.

Nga takimi banorët shprehën shqetësimin për problematikat që lidhen me infrastrukturën, që ju dëmton biznesin dhe jetesën e përditshme. Unë ju premtova se çdo shqetësimin i tyre, do të përfshihet në programin e skuadrës tonë që do të publikohet këto ditë, dhe do ofrojë zgjidhje për shumë probleme të Tiranës”, shkruan Bejko në Facebook.