Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes grupit të ekstremit të djathtë e policisë në marshimin LGBT në Ukrainë (Video)


Rreth 51 anëtarë të grupit të së djathtës ekstreme të Ukrainës ‘Tradita dhe Rendi’ janë arrestuar në qytetin e Odessa pas përleshjeve me policët në ‘Marshin e Barazisë’, një festë vjetore në mbështetje të komunitetit LGBT.

I njëjti grup sulmoi marshimin vitin e kaluar, kur anëtarët e grupit neo-nazist të Ukrainës qëlluan me spërkatës me piper ndaj pjesëmarrësve, duke çuar në 21 arrestime.

Këtë herë, sipas policisë së Odessa, edhe më shumë persona janë ndaluar. Videoja nga përplasja tregon disa persona që gjuajnë me spërkatës me piper në drejtim të policisë, duke plagosur 29 oficerë.

“Përafërsisht 20 minuta pas përfundimit të tubimit, një grup provokatorësh treguan sjellje të papërshtatshme ndaj policisë dhe vrapuan tek ata duke u përplasur në rrugën Deribasovskaya dhe përdorën gaz lotsjellës,” thuhet në raport.

“Veprime të tilla të provokatorëve kishin për qëllim padyshim përpjekjen për të minuar gjendjen në Odessa dhe për të testuar forcën e zyrtarëve të zbatimit të ligjit,” tha kreu i policisë rajonale Nikolai Seminishyn.

“Odessa ka qenë gjithmonë dhe mbetet e sigurt për banorët dhe mysafirët.” – shtoi ai.

Duke folur për gazetën ukrainase të lajmeve Dumskaya, shefja e komitetit organizativ të grupit LGBT ‘Odessa Pride’, Anna Leonova, zbuloi se shumë njerëz nuk erdhën në ngjarje për shkak të sulmit të vitit të kaluar, të frikësuar se skenat do të përsëriteshin, gjë që nuk doli e pabazë.

Përveç kundërshtimit të të drejtave LGBT, ‘Tradita dhe Rendi’ kundërshtojnë në mënyrë aktive politikanët pro-rusë, të majtë dhe populistë.