Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Peshkopi, plagoset këmbësori


Një person është plagosur pasditen e sotme në Peshkopi pas përplasjes së dy mjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Bolonjës’ ku dy mjete ‘Benz’ me drejtues L.K. e Xh.Zh. janë përplasur.

Nga aksidenti është lëndua një këmbësor i rastësishëm me iniciale N.N. i cili është dërguar në spital.

Ndërkohë dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar nga policia.