Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama shndërroi PS në bandë mafioze, do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës dha mesazhin e tij kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se do e rrëzojnë këtë qeveri me protesta dhe zgjedhje.

Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetarë që keni sfiduar dhe shiun dhe motin, por mbi të gjitha regjimin më të urryer në kontinent sa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në kontinent, regjimin që është lider dhe vetëm për shpopullimin e vendit, që ia ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos, sa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor dhe për mundësitë që duhet t’u ofrohet të rinjve. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me zgjedhje dhe protesta. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër. Shikoni çfarë ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale”, tha Meta.

Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të presioneve mafioze ka synuar që të shkatërrojë pluralizmin në vend.

Kreu i PL-së theksoi se Rama ka shndërruar PS-në në një bandë mafioze.

Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun  e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër.. Shikoni çfarë  ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale. Këtij i duhet të vjedhë akoma më shumë. Por ne do të vazhdojmë rrugën tonë, protesta e zgjedhje. Në 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçin”, tha Meta.