Vendosni fjalën kyçe....

Mori fjalën në podium, anëtarja e FRPD-së humb ndjenjat dhe largohet me ambulancë


Anëtarja e FRPD Klea Vukaj teksa mbante fjalën e saj përballë turmës së protestuesve që kanë ardhur në mbështetje të PD-së para Kryeministrisë ka ndërprerë fjalën e saj pasi mendohet se është ndjerë keq.

Sipas pamjeve televizive e reja ka ndërprerë fjalimin e saj dhe është anuar nga e majta e saj, gjë që ka alarmuar personat përreth që e kanë ndihmuar për t’u larguar nga podiumi.

E reja është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat, nuk dihet për çfarë arsye.

Ajo më pas u shoqërua nga ambulanca për ndihmë më të specializuar.