Vendosni fjalën kyçe....

Berishës nuk ia pengon fjalimin shiu: Revolucioni i opozitës nuk ndalet


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga protesta e opozitës nuk ia ndali shiu fjalën për të dhënë mesazhet ku deklaroi se opozita është e vendosur që t’i shkurtojë ditët e qëndrimit qeverisë së Edi Ramës.

Berisha tha se do të vijojë aksioni përmes revolucionit demokratik.

Të dashur qytetarë të pranishëm në këtë protestë, zonja dhe zotërinj, së pari një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ju në këtë protestë madhështore që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katrat anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit demokratik. Një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojnë orët dhe ditët e muajt kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën. Ai vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan dhe rektutonte sikur të ishte siamez dhe Lukashenkon. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes dhe sigurisë. Ai synon që pas 10 vitesh këtu të ketë pallate bosh dhe kampe refugjatësh. Ky revolucion nuk do ndalet. Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij. Shqiptarët, në 8 vite, u pakësuan me rreth 1 milionë banorë. Me këto ritme, Edi Rama synon që këtu të ketë ndërtesa bosh, kampe refugjatësh, por jo shqiptarë të vërtetë. Ne jemi këtu për t’i thënë atij që ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Këta burra dhe gra që sheh këtu, njësoj si në vitet 90, janë misionarë të pamposhtur. Edhe atëherë, të paktë ishin ata që besonin te misioni i studentëve. Edhe sot, ka plot që nuk besojnë në misionin tonë. Por marshi i studentëve përmbysi diktaturën dhe çliroi shqiptarët. Marshi juaj do përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe plaçkitjen. ”, tha ai, duke mos u ndalur as nga shiu që ka nisur të bjerë.