Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Opozitën nuk e ndalon askush që të fitojë zgjedhjet e 14 majit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke marshuar për në protestën para kryeministrisë dha një mesazh për mediat.

Meta u shpreh se nuk ka asgjë që e ndalon opozitën e bashkuar në fitoren e zgjedhjeve të 14 majit.

Nuk ka asgjë që ndalon opozitën e bashkuar të fitojë zgjedhjet e 14 majit. PD dhe PL janë më të bashkuara se kurrë dhe i ftojnë të gjithë ata që duan të jenë përballë regjimit të bashkohen në këtë mision. Sot nuk jam për tu marrë me çështje apo kandidatë të caktuar, vëmendja imë është përqendruan në Tiranë , Durrës dhe Elbasan. Opozita është krenare që ka bërë zgjedhje perfekte , me figura të një integriteti të lartë”, tha Meta.