Vendosni fjalën kyçe....

“Vula e PD-së”-Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim të ndërmjetëm për legjitimitetin e Alibeajt si palë


Trupa e Gjykatësve të Apelit që po shqyrton çështjen e “vulës së PD-së” është tërhequr për të marrë një vendim të ndërmjetëm.

Vendimi do jetë për legjitimitetin ose jo të Enkelejd Alibeajt si palë.

Ndërsa nëse rrëzohet kërkesa e palës së Berishës atëherë çështja do rikthehet në themel. Nëse pranohet kërkesa atëherë vula e PD-së i rikthehet Berishës.

Në sallën e gjyqit ndodhet edhe një vëzhguese nga ambasada amerikane.