Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me motoçikletën në Durrës, humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte ku automjeti i drejtuar nga shoferi me iniciale XH.M., ka përplasur motoçikletën të drejtuar nga S.K.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka humbur jetën pasagjeri i cili ndodhej në ciklomotor me iniciale D.H., dhe është në gjendje të rënduar pasagjeri i cili ndodhej në automjet me iniciale F.K.,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.