Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët e përçarë në Kongres nuk pajtohen për të ardhmen e Trump në parti, në të njëjtën konferencë shtypi (Video)


Përfaqësuesja republikane Liz Cheney (R-Wyoming) po përballet me një reagim të ashpër pasi nuk u pajtua hapur me përfaqësuesin tjetër republikan Kevin McCarthy (R-California) për të ardhmen e Donald Trump në parti gjatë një shkëmbimi të sikletshëm në konferencën për shtyp.

I pyetur nëse Trump duhej të fliste në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik (CPAC) në Florida këtë javë, McCarthy u përgjigj thjesht, “Po, ai duhet.”

Cheney, e cila qëndronte pas McCarthy, u pyet më pas se çfarë mendonte për këtë çështje edhe pse dihej përgjigjia e saj duke qenë se ajo ka qenë një kritike e zëshme e ish-presidentit.

“Nuk besoj se ai duhet të luajë një rol në të ardhmen e partisë ose të vendit.” – tha Cheney, ndërsa McCarthy dukshëm i bezdisur qëndroi në heshtje.

Cheney nuk ka qenë veçanërisht i popullarizuar në mesin e republikanëve që mbështesin Trump në javët e fundit, pas kritikave të shumta ndaj ish-presidentit si dhe një votimi për ta fajësuar atë për trazirat e Kapitolit në SHBA në 6 janar 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *