Vendosni fjalën kyçe....

“Aty për ju” -Fushata në dedikim të grave kryefamiljare për tu siguruar punë dhe kurse profesionale


Punësimi është një sfidë e shoqërisë me të cilin përballen shtresat e ndryshme shoqërore. Gjetja e një punë shpesh herë kërkon eksperiencë dhe trajnim të nevojshëm, por këto kërkojnë financim dhe kohë.

Shpesh herë financimi i një trajnimi është i pamundur për disa shtresa të shoqërisë, sidomos për gratë kryefamiljare apo edhe për fëmijët e familjeve në nevojë.

Në Universitetin “Beder” u organizua “fushata “Aty për ju” e cila iu dedikua grave kryefamiljare në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna.

Qëllimi kryesor i fushatës është të ndihmojë për tu siguruar punë grave kryefamiljare dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar të mundësohen kurse profesionale, arsim, kurse gjuhe, trajnime apo dhe punë për individët mbi 18-vjeç.

Pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, të medias, sociologë, drejtues institucionesh që merren me trajnimin profesional, vunë theksin te nevoja që kanë gratë për një arsimim në mënyrë që të kenë aftësitë e nevojshme për tregun e punës.