Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në 11 shkurt të mbrojmë atdheun, ‘skuthi’ 1 dhe 2, e kanë vendin si McGonigal


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mblidhen të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar më 11 shkurt.

Meta tha se mazhoranca është një bandë dhe se të gjithë e kanë për detyrë të shpëtojnë vendin.

Duke prekur edhe çështjen McGonigal, Meta, personat e përmendur  i ka quajtur ‘skutha’ që e kanë vendin në burg,

Nuk ka maxhorancë, maxhoranca është një bandë. Të gjithë shqiptarët që i thonë vetes patriot, e kanë një detyrë që t’i japin fund këtij cirku të shëmtuar. Të gjithë një 11 shkurt, atje, të mbrojmë atdheun, familjen. Boll më me skuthin 1 dhe skuthin 2. Ata e kanë vendin, atje ku e ka ai njeriu që përdornin ata. Siç e ka treguar vendi i vetë. Ne duhet të jeni shumë herë më të shqetësuar se çfarë i ka bërë dhe po i bën ky interesave tonë kombëtare. Ndaj të gjithë në 11 shkurt atje, te Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ta dëgjojë e gjithë bota”, tha ai.

Meta e ka quajtur si regjim të fëlliqur qeverinë e Ramës duke bërë shantazh edhe ndaj drejtësisë së re, duke minuar çdo ditë vlerat europiane.