Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Briken Sanajt, arrestohet në Pejë Gjelosh Krasniqi


Majtas Briken Sanaj, djathtas Gjelosh Krasniqi

Gjelosh Krasniqi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Briken Sanajt në tetor të vitit të shkuar në Tiranë është arrestuar në Pejë.

Ai dyshohet se u dha makinën autorëve të atentatit.

Sanaj u vra pas një atentati më 30 tetor në një rezidencë pranë Kodrës së Diellit.

Dyshohet se në atentat morën pjesë më shumë se dy persona të cilët u larguan menjëherë pas ngjarjes me një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ që u gjet i djegur pranë Kasharit.

Brenda mjetit të djegur u gjet një armë zjarri automatike tip ‘Kallashnikov’ që dyshohet se është përdorur në atentat. Viktima ishte nga Lezha me origjinë e jetonte në Tiranë.

I dyshuari kryesore për atentatin ndaj Sanajt është Vladimir Kola, ndërsa dyshohet se vrasja ka të bëjë me plagosjen e Gentian Kolës nga vëllai i Sanajt, Antonio Sanaj.