Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë 39-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë rrugës për në spital


Një vrasje ka ndodhur në mesnatë në Tiranë. 

Policia në njoftimin e saj paraprak e ka cilësuar vrasje në rrethana ende të paqarta. 

Shtetasi Briken Sanaj, 39 vjeç nga Lezha u qëllua me armë zjarri në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. 

Një automjet u gjet duke u djegur në Qafë Kashar, ndërkohë në polici u shoqëruan dhjetëra persona. 

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. 

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve”-njofton policia.