Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali, kishin mbledhur 2 milionë euro


Një bandë shqiptarësh ka kryer 66 vjedhje në 5 muaj në veri-lindje të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se grupi i shiptarëve, në më pak se gjashtë muaj kanë arritur të realizojnë 66 vjedhje, duke u mburrur për grumbullimin e një shumë prej gati dy milionë euro.

Banda e specializuar në vjedhjen e banesave, është shkatërruar nga Policia e Pordenones, ku është përqendruar shumica e krimeve.

Tre të arrestuarit kanë precedentë të mëparshme penalë për vjedhje, dhe tani ka akuzohen për një seri të gjatë vjedhjesh në veri të vendit, kryesisht në provincat e Pordenones dhe Trevisos.

Policia italiane u ka sekuestruar shqiptarëve paratë, bizhuteri, ora, si dhe armë dhe municione që ishin gati për t’u përdorur gjatë sulmeve në mbrëmje. Paratë e vjedhura dhe bizhuteritë ata i sillnin në Shqipëri për t’u ricikluar dhe për të investuar.

Shumë pasuri, me vlerë qindra mijëra euro, u janë kthyer pronarëve të tyre të ligjshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *