Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi publikon denoncimin e qytetarit: Në spitalin e Dibrës s’bëhen analiza prej 10 ditësh, s’ka fonde


Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Dibra, sipas të cilit në spitalin e qytetit nuk bëhen analiza mjekësore prej 10 ditësh pasi nuk ka fonde.

Sipas denoncimit, pacientët detyrohet të shkojnë te privatët ose të mos i bëjnë analizat nëse nuk i përballojnë çmimet.

Në fund të postimit Vokshi u bën thirrje qytetarëve të protestojnë më 11 shkurt në tubimin e thirrur nga opozita.

“Denoncimi nga një qytetare nga Dibra. Pas datës 20 të çdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… pacientët detyrohen të shkojnë te privatët … ose të mos i bëjnë fare analizat sepse nuk i përballojnë dot çmimet. E ndërkohë që Rama paguan 225 mijë dollarë ryshfet për të korruptuar drejtuesit e FBI, për qytetarët shtohet kalvari i gjatë i rropatjeve dyerve të spitaleve pa marrë asnjë shërbim. Kjo është #shëndetësiafalas që Rama rezervoi për shqiptarët. Ogerta Manastirliu e çdo person i përfshirë në aferat korruptive të PPP-ve në shëndetësi duhet të ishin sot para drejtësisë. Sot, çdo qytetar nga jugu në veri duhet të reagojë, të protestojë për të drejtat themeltare kushtetuese. #zgjohu #reago #protesto #11shkurt.” – shkruan Vokshi.