Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pas Primareve: U vendos një standard demokratik i paparë, tani jemi forca politike më e fuqishme


Kryetari i PD-së Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit në PRimaret e PD-së, ku një pjesë e fituesve janë shpallur paraprakisht.

Berisha e konsideroi këtë garën më të pashembullt në historinë e vendit që vendos standarde të reja.

“Mirëmbrëma! Erdha të falenderoj me shumë përzemërsi, sot ata dhjetra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së që votuan në të katërta anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie, qytetarë të parë të bashkive të tyre.

Një falënderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e pashembullt, paparë ndonjëherë me mbi 200 e ca burra e gra, të rinj, anëtarë të PD, shoqëri civile. Pra prurje të larmishme.

Pra, prurje të larmirshme, të ndryshme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë, më të fijsshme, më të pashembullt në historinë e vendit. Falenderoj shumë të gjithë strukturat e PD-së, në të gjitha degët që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në gjithë administrimin e këtij procesi. Falenderoj KOKOE që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve dhe sidomos në ditën e sotme. Por unë me këtë rast dua të theksoj se sot, ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021 që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, dhe simpatizantët e saj sot, folën dhe vendosën e firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor, më pak apo të themi rreth 12 mujor, të ketë ushtruar në të gjithë anëtarësinë e saj 5 herë votën e tyre. Në këtë kontekst, unë kam bindjen se sot çdo anëtare dhe anëtar, në PD, simpatizantët e saj, ndihen më të lirë, ndihen më dinjitozë, ndjihen më të motivuar se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së, këtë proces në të cilin kjo forcë politike përmbysi procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendorë të saj. Në të gjitha këto procedura sovrani për PD-në ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia.

Pra vendoset në ëktë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, çka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë. Megjithatë theksoj se procedura e sotme e Primareve shënoi gjithashtu hapjen e vërtetë reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë thashë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që mund të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo Kryesisë së PD-së. Që të gjitha pa pëjashtim si vullnet i kandidatëve apo dëgëve të PD-së.”- tha Berisha.