Vendosni fjalën kyçe....

Villareal largon Juventusin nga Liga e Kampionëve, Chelsea kalon ndaj Lille


Villareal ka larguar nga Liga e Kampionëve Juventusin.

Zonja e vjetër është mundur në shtëpi 0-3 nga spanjollët. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Në pjesën e dytë siparin e golave për Villareal e hapi Moreno dhe më pas barazoi Torres ndërsa trefishoi rezultatin Danjuma në kohën shtesë.

Në sfidën tjetër Chelsea fitoi me përmbysje ndaj Lille që i jep mundësinë kampionëve në fuqi të shkojnë në çerekfinale.

Yilmaz shënoi i pari për francezët ndërsa “blutë e Londrës” barazuan me Pulisic dhe fituan me golin e Azpilicueta.