Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha e ka derën e hapur nëse kërkon të garojë në forumet e ardhshme


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan se Basha e ka kaluar vijën e kuqe në qëndrimin ndaj PD-së dhe nuk ka asnjë komunikim me të.

Por, Berisha shtoi se Basha e ka derën e hapur nëse kërkon të marrë pjesë në garë për të gjitha forumet e ardhshme duke theksuar se kryedemokrati e ka të hapur rrugën dhe se “grupi i rithemelimit” nuk përjashton asnjë.

Nuk kam ndonjë kontakt me Bashën. Basha ka tejkaluar çdo vije të kuqe dhe limit në qëndrimin ndaj PD dhe vetes së tij. Në rast se Basha e ndien se mund të marrë pjesë në garë që do hapet për të gjitha forumet e ardhshme ai nuk është i përjashtuar, ne nuk përjashtojmë. ai ka përjashtuar, ne jo. Ai e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij, ne jemi të hapur”-tha Berisha.