Vendosni fjalën kyçe....

Opozita kundër. Kuvendi miratoi pas 14 orësh debat projektin e Portit të Durrësit, Rama sot: Motor i jashtëzakonshëm ekonomik


Kuvendi miratoi mbrëmë me votat e deputetëve socialistë marrëveshjen për Portin e Durrësit. 74 deputetët socialistë votuan pro ligjit, ndërsa 35 deputetë të opozitës votuan kundër.

Miratimi erdhi pas një debati 14 orësh në Kuvend ku pati përplasje të ashpra mes deputetëve socialistë e atyre të opozitës, ku nuk munguan edhe sharjet e fyerjet personale.

Krerët e opozitës Berisha e Meta kanë denoncuar se marrëveshja i hap rrugën pastrimit të parave, dëmton ekonomikisht vendin dhe zhduk Portin e Durrësit.

Ndërkohë kryeministri Rama ka deklaruar se ai do sjellë një zhvillim të madh për qytetin e Durrësit dhe vendin ndërsa ka sulmuar opozitën për qëndrimin e saj.

Ai shkruan sot se ndërtimi i portit turistik do jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë vendin.

Sipas dokumenteve, rezulton se garante e projektit të portit është familja sundimtare e Emirateve të Bashkuara Arabe përmes kompanisë NSHMI Development LLL, themeluesi i së cilës është Tahnoun bin Zayed Al Nahyan, djali i djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

“Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë.” – shkuan Rama.