Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kam bërë tre vite e kusur ecejake tek princi i Kurorës për Portin e Durrësit


Kryeministri Edi Rama ndërsa fliste për marrëveshjen për Portin e Durrësit në Kuvend, iu përgjigj akuzave të opozitës duke i konsideruar shpifje të tëra.

Ai madje foli edhe për një sërë takimesh dhe negociatash që ka zhvilluar në tre vite, edhe me princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo vetëm e vetëm që të realizohej ky investim.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri. Një lodër, që siç thoshte Konica është njëlloj si punët tuaja të brendshme, e ndyrë… ‘Po na marrin portin, është kompania e vëllezërve Rama me vëllezërit Karriç, që në bashkëpunim me Lulzim Bravën po pastrojnë paratë e Lukashenkos dhe Vuçiçit’. Siç thoshte edhe Konica, herën e parë që folëm ishte për Esat Tiranën, por tani na doli edhe një farë Dervishi. Tani hajdeni ma thoni mua, që Esati dhe ky këlyshi, Dervishi, a nuk janë gjallë, duke lëvizur me lodrën Shqipëri në duar.

Tre vite e kusur ecejake, tek princi i Kurorës, për të investuar edhe në Shqipëri, bisedat e panumërta me Muhamed Alabbar, pastaj takimet me komunitetin në Emiratet e Bashkuara. Negociata të stërzgjatura, ku në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare të investitorit. Ne këmbëngulnim deri në fund. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj, edhe në historinë e rajonit tonë. Do ta impaktojë 1.2-1.8 % GDP e Shqipërisë. Do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.”- deklaroi kryeministri.

Mbrëmjen e kaluar Hashtag.al zbuloi se garante e projektit të Durrësit është familja sundimtare e Emirateve.