Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO kthen për hetim dosjen e babait të Arbër Çekajt


GJKKO ka kthyer për hetim në SPAK dosjen e Selim Çeklajt, babait e eksponentit të krimit, Arbër Çekajt, i dënuar më 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes më 11 maj pas dy vitesh hetime me argumentin se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Selim Çekaj, u arrestua në prill të vitit 2021 pasi në kontejnerin e tij me banane të kompanisë së tij ‘EcoAlmax’, u kapën 49 kg kokainë. Selim Çekaj doli nga qelia në tetor të vitit 2021, ndërsa SPAK pas hetimeve që ka zhvilluar kërkon pushimin me argumentin se nuk ka asnjë provë që e lidh Selim Çekajn me drogën që u kap në kontejnerin që ai kishte porositur me banane.

Çekaj ishte 72 vjeç kur u arrestua, ndërsa ai qëndroi për muaj me radhë në qeli, ndërsa ka bërë disa herë kërkesa për t’i lehtësuar masën e sigurisë, por vetëm në tetor të 2021, Apeli i GJKKO vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga ‘arrest me burg’. Atij ju lehtësua masa, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe se ai kishte probleme shëndetësore. Çekaj vijon të jetë ende në arrest shtëpie dhe nëse GJKKO do të pranojë pushimin e çështjes, ndaj tij do të shuhet edhe masa e sigurisë. 

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.