Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i kokainës në Fier, ngarkesa doli e pastër në skaner. Porositësi u mbaj nën vëzhgim për 4 muaj


Hollësi të reja kanë dalë lidhur me laboratorin e kokainës që u zbulua një ditë më parë në Frakull të Fierit.

Dyshohet se porositësi i saj është një person i identifikuar si Z.Cervanaku, i afërm i ish-kreut të Komunës Frakull, Viktor Cervanaku, banesa e të cilit ishte shndërruar në laborator kokaine.

Gjatë operacionit ku mori pjesë policia shqiptare, ajo malazeze dhe DEA amerikane, agjentët nuk e sekuestruan menjëherë sasinë e dyshuar të drogës po pritën deri në mbërritjen e klientit.

Hetimi zhvillohej prej më shumë së një muaji ndërsa gjatë operacionit u arrestuan 15 persona.

Në pranga deri tani kanë rënë Viktor Cervanaku, Demilson Cervanaku dhe Enxhi Ferhati, ndërsa në kërkim është Zaimir Rodriguez.

Dyshohet se në ngarkesën me pleh kimik që kishte ardhur nga Mali i Zi ka qindra kilogramë kokainë të fshehur. Vlen të theksohet se gjatë kontrollit me skaner në Mal të Zi, ngarkesa me pleh kimik doli e pastër.