Vendosni fjalën kyçe....

Investigimi: Katari ofroi 880 milionë dollarë për të zhvilluar botërorin 2022


Një investigim i “Sunday Times” tregon se shteti i Katarit fshehurazi ofroi 880 milionë dollarë për FIFA-n vetëm 21 ditë para se të fitonin të drejtën për të mikpritur Kupën e Botës 2022. Në dokumentet e zbuluara nga tabloidi anglez, zbulohet se drejtuesit e televizionit shtetëror Katar “Al Jazeera” të kontrolluar nga emiri i Katarit, nënshkruan një kontratë televizive duke bërë një ofertë jashtë logjikës ekonomike. Por jo vetëm kaq.

Kontrata ka përfshirë gjithashtu një tarifë suksesi të pashembullt 100 milionë dollarë që do t’i paguhej FIFA-s vetëm nëse Katari ishte i suksesshëm në votimin e Kupës së Botës në procesin kontrovers në 2010.

“Sunday Times” gjithashtu pohon se një tjetër ofertë prej 480 milionë dollarësh është bërë nga Katari tre vjet më vonë. Praktikisht, FIFA-s iu ofrua direkt 880 milionë dollarë nga shteti i Katarit në përpjekjet e saj për të mbajtur të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror 2022.

Kjo kontratë tani është pjesë e një hetimi për ryshfet nga policia zvicerane. Shuma totale ende pa nisur topi i parë ka shkuar 880 milionë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *