Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i kokainës në Fier, kryeplaku i fshatit: Banesa pronë e ish-kryetarit të komunës


Kryeplaku i fshatit Frakull duke folur mbi operacionin e SPAK dhe Policisë në Fier ku u zbulua një ambient që dyshohej se ishte kthyer në laborator kokaine, tha se banesa është në pronësi të ish-kryetarit të komunës Viktor Çervanaku.

Ai tha se në banesë janë gjetur më shumë se 200 thasë me pleh kimik por nuk tha se ishin me kokainë apo jo.

Sipas tij Çervenaku tashmë punonte drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenakut, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.