Vendosni fjalën kyçe....

Kapja e 7 mijë bimëve kanabis në korrik në Mujalli, pranga dy policëve në Fier


Dy efektivë policie janë arrestuar në Fier pasi dyshohet se favorizuan kultivimin e kanabisit në fshatin Mujalli.

Lidhur me kanabisin e kapur në korrik të këtij viti, janë arrestuar dy persona me iniciale S.G. e V.G. ndërsa janë shpallur në kërkim R.B. e E.Q. pasi akuzohen si kultivues të lëndës narkotike.

Aksioni i policisë për kapjen rreth 7 mijë bimëve kanabis u zhvillua në Mujalli në korrik të këtij viti.

Droga u gjet e mbjellë në arat me misër ndërsa përveç bimëve të kultivuara u kap edhe një sasi rreth 83 kilogramë kanabis si dhe dy mjete.