Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti 5.6 ballë godet Indonezinë, mbi 40 viktima


Mbi 40 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 5.6 ballë që tronditi provincën perëndimore Java të Indonezisë të hënën, tha një zyrtar lokal.

Herman Suherman, një zyrtar qeveritar nga Cianjur, qyteti në Javan perëndimore ku ndodhej epiqendra e tërmetit, i tha kanalit të lajmeve MetroTV se mbi 40 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 300 të tjerë anë lënduar.

Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive ka raportuar 14 vdekje deri tani.

Tërmeti i së hënës goditi tokën në Cianjur, rreth 75 km në juglindje të kryeqytetit Xhakarta, dhe në një thellësi prej 10 kilometrash, tha agjencia e motit dhe gjeofizikës (BMKG), duke shtuar se nuk kishte potencial për një cunami.

Në një deklaratë, Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive tha se disa shtëpi dhe një shkollë me konvikt ishin dëmtuar, ndërsa zyrtarët po vijojnë të vlerësojnë shkallën e plotë të dëmit.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën ‘Unaza e zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e tokës përplasen e shkaktojnë një numër të madh tërmetesh e vullkanesh.