Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi: Serbia po bën spastrim etnik në Luginë, Shqipëria e Kosova të reagojnë fort


Kreu i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka pohuar se Serbia po kryen spastrim etnik në Luginën e  Preshevës duke i bërë thirrje Tiranës e Prishtinës që të ngrenë zërin.

I ftuar në Syri Tv, Arifi tha se Beogradi po përdor mënyra të sofistikuara për spastrimin etnik të shqiptarëve duke thënë se duhet strategji e mirëfilltë kombëtare për të frenuar këtë gjë.

“Sidomos nga qeveria ‘Kurti 2’ unë kam pas prit që të mos fillojë me targa. Se kanë qënë shumë më të zëshëm kur kanë qënë në opozitë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për këtë kanë marrë votat edhe nga Presheva. Ata kanë thënë që ne kemi për ta ngrit në nivel të barabartë me dialogun. Nuk ka një strategji kombëtare të Kosovës për Luginën e Preshevës. Jo vetëm Kosova por edhe Shqipëria duhet të jenë më tepër prezente në Luginën e Preshevës, me ngrit zërin pasi ne po rrezikohemi në qenien tonë pasi në 30 vite diskriminim Serbia nuk po ndalet dhe po vijon me një intensitet më të lartë duke pasivizuar shqiptarët. Po privohemi nga Serbia në mënyrë të sofistifikuar dhe kjo është një spastrim etnik që po na bëhet në forma burokratike. Kjo nuk i ndodh asnjë minoriteti në krejt globin.” –  tha Arifi.