Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria ka mungesë të theksuar municionesh e ushtarësh – Komisionerja e Bundestagut


Ushtria gjermane po përballet me mungesë të madhe municionesh, paralajmëroi të dielën komisionerja e Bundestagut për Forcat e Armatosura, Eva Hoegl. Ajo theksoi gjithashtu mungesën e disa pajisjeve bazë personale që i nevojiten ushtrisë.

Në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, Hoegl zbuloi se do t’i kushtonte Bundeswehr-it 20 miliardë euro për të rimbushur rezervat e tij të municioneve.

Ajo bëri thirrje që gjatë seancës së tanishme legjislative të plotësohen plotësisht depot e municioneve ushtarake, duke pretenduar se qeveria e kishte zvarritur këtë temë prej vitesh.

Ajo gjithashtu vuri në dukje gjendjen e dhimbshme të punëve kur bëhet fjalë për pajisjet bazë të nevojshme për trupat gjermane. Ajo përmendi një rast kur personeli ushtarak i vendit i vendosur në Lituani duhej të merrte pjesë në stërvitje pa jelek antiplumb.

Për më tepër, sipas Hoegl, shumë njësi kanë personel rretj 60% të asaj që thuhet në letra duke qenë se rekrutët mungojnë ‘me leje mjekësore, prindërore ose arsimore’.

Komisionerja paralajmëroi se ‘pa personel të mjaftueshëm, armët më të mira janë pak të dobishme’.

Në tetor, Business Insider raportoi se ushtria gjermane kishte municion vetëm për një ose dy ditë luftë, duke cituar burime të industrisë së mbrojtjes dhe ato parlamentare.

Ndërsa problemi ka ekzistuar prej vitesh, ai u përkeqësua më tej kur Gjermania filloi t’i siguronte armë Ukrainës, pohoi gazeta.