Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen, plagosen dy të rinjtë


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku dy të rinj të cilët udhëtonin me makinë janë plagosur pas përplasjes me trafikndarësen.

Aksidenti ndodhi në lagjen Nr.13 në Durrës ku dyshohet se shtetasja R.K 20 vjeç e cila drejtonte automjetin ka dalë nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen. Përveç saj u plagos edhe pasagjeri shtetasi L.K.

Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.