Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpriten kërkimet për babë e bir në Malësi të Madhe që i mori uji, rifillojnë nesër me dron


Janë ndërprerë kërkimet për babë e bir, që u zhdukën pasditen e sotme pasi makina me të cilën udhëtonin tre anëtarët e familjes u mor para nga uji.

Pjetër Rushaj e dy fëmijët e tij, vajzë e djalë po udhëtonin me makinë në Bogë të Malësisë së Madhe, kur mjeti i tyre u mor nga uji.

Vajza mundi të dalë ndërsa babë e bir u zhdukën e rezultojnë të humbur.

Polumbarët e RENEA-s kanë kërkuar gjithë pasditen e sotme po pa sukses. Kërkimi pritet të nisë nesër në mëngjes ku do përdoren dronët.