Vendosni fjalën kyçe....

Ekipi “i çmendur” filmon pamjet fantastike të hedhjes mbi piramidën e Gizës në Egjipt


Sipas atyre që bëjnë hedhje nga lartësitë, më shumë persona janë ngjitur në malin Everest sesa janë hedhur mbi piramidën e Gizës në Egjipt dhe pamjet befasuese të kërcimit zbulojnë se është me të vërtetë një pamje për t’u parë!

Një grup hedhësish ka kryer një marifet të pabesueshëm, duke kërcyer direkt mbi Piramidat e Gizës nga qielli. Meksikanit Yair Gallardo dhe ekipit të tij iu dha leja të hidheshin në vendin historik, duke kapur pamjet epike të rënies.

“Kjo ishte përvoja më emocionuese e jetës time.” – tha ai.

“Më shumë njerëz kanë arritur majën e Everestit se sa janë hedhur mbi Giza. Unë besoj se ju duhet të shijoni procesin tuaj të të mësuarit dhe të jeni mirënjohës me gjërat e reja që mësoni çdo ditë, pa marrë parasysh sa të vogla janë ato.” – shtoi Gallardo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *