Tirana ka fituar përballë Teutës duke treguar qëndrueshmëri në garën për kreun e Superligës.
Bardh e blutë fituan me rezultatin 2-1 me Durrsakët.
Totre shënoi golin e parë duke e mbyllur në fitore pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Seferi shënoi golin e dytë ndërsa Gruda shënoi për Teutën për të ngushtuar sfidën.
Me këtë fitore Tirana mban vendin e parë, ndërsa kampionia në fuqi renditet në vendin e 6 me pikë të barabarta me Partizanin.