Vendosni fjalën kyçe....

Nisen drejt Shkodrës 100 ushtarë, Rama poston videon: Do ndihmojnë në problemet që mund të sjellin reshjet gjatë natës


Kryeministri Rama tha mbrëmjen e sotme se më shumë se 100 ushtarë nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile do nisen drejt Shkodrës.

Sipas kreut të qeverisë, i cili ka postuar edhe një video në Facebook, forcat janë të pajisura me mjete lundrimi e pajisje të veçanta për situate përmbytjeje.

“Situata më e fundit në vend

*Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.”

Sendi është përfshirë nga shira të dendur 24 orët e fundit, që kanë sjellë probleme të shumta me lëvizjen e mjeteve e qytetarëve si dhe dëme të shumta materiale.

Qarqet më të goditura janë ato të Shkodrës e Lezhës ndërkohë që në Malësi të Madhe, babë e bir janë shpallur të zhdukur pasi makina me të cilën udhëtonin u rrëmbye nga uji. Kërkimet për ta do rifillojnë sërish mëngjesin e nesërm.