Vendosni fjalën kyçe....

Rrëfimi i inxhinierit në protestë: Tentova vetëvrasjen pas gjobës nga Tatimet


Një inxhinier në protestën e organizuar sot nga opozita, ka bërë një rrëfim tronditës. Ai u shpreh se ka tentuar vetëvrasjen, pas gjobës së vënë nga Tatimet.

Inxhinieri Nazif Tivari u shpreh se është shpëtuar nga gruaja dhe i biri… ndërsa bëri thirrje për zhvillimin e biznesit.

“Babai im 100 vite më parë u kthye nga Tivari e përzunë malazezët dhe e kthyen në Durrës. Kam fabrika qumështi, sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duhet të punojnë fermat e bujqësia jonë.

I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para.

Lokomotiva e biznesit kërkon shina. Ka ngelur biznesi në ven. Nuk e zhvillojnë pallatet 50 kate, dot.”– tha inxhinieri.