Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Gaza, forcat izraelite shkatërrojnë ambulanca dhe maternitete


Forcat izraelite kanë shkatërruar dy ambulanca brenda kompleksit spitalor Nasser në Khan Younis, sipas Ashraf al-Qudra, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se trupat izraelite sulmuan më herët një maternitet. Mirëpo, forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se luftëtarët e Hamasit ishin fshehur brenda dhe se trupat e pengjeve izraelitë mund të jenë gjithashtu aty. Ky pretendim i Izraelit është hedhur poshtë nga Hamasi.

Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari tha se forcat po synonin të arrinin luftëtarët e Hamasit brenda, “përfshirë ata të dyshuar për përfshirje në masakrën e 7 tetorit”.