Vendosni fjalën kyçe....

I riu godet shoferin, urbani përplaset me ndërtesën (Video)


Një pasagjer i zemëruar në një autobus në Oklahoma, SHBA, është arrestuar pasi shkaktoi një aksident pasi sulmoi shoferin dhe e tërhoqi zvarrë nga timoni.

Sipas hetuesve, burri u zemërua kur shoferi i tha se nuk mund ta ndalonte autobusin para se të mbërrinte në stacion, gjë që bëri të shërthejë përleshja që u kap në kamera.

Burri filloi të godiste me grushte dhe shkelma shoferin, duke e lënë atë të paaftë për të drejtuar autobusin, i cili si pasojë u përplas me një ndërtesë.

Dy persona raportohet se ndodheshin brenda ndërtesës kur autobusi e goditi atë, por nuk u lënduan dhe për fat të mirë asnjë nga pasagjerët po kështu. Drejtuesi i urbanit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për lëndime të lehta.